Pa kupon, ska karburant
Parimi
Pas negociatave të shumta, testeve dhe rezultateve, Ministria e Financave përcakton udhëzimin e ri për kasat fiskale në sektorin e karburanteve. Duke u nisur nga specifikat e këtij aktiviteti, dhe ankesave se nuk mund të vendosej kasë fiskale për çdo pompë (ka kosto të lartë), u pa e logjikshme që të vendoset një sistem qendror për të gjitha pompat, duke regjistruar të gjitha derivatet e karburanteve. Furnizimi me karburant, në rastin e pakicës, kryhet vetëm pas autorizimit nga pajisja fiskale dhe KDE-ja (Kontrolli i Dispenserit Elektronik) sipas parimit “pa kupon, s’ka karburant”.
#