E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe perdhunon kunaten arrestohet

LEZHE - Kryen marredhenie seksuale me dhune me kunaten e tij pasi e plagos me thike. Policia e Shkodres mbremjen e se martes ka prangosur Alban Thumen 20 vjec pasi ai ishte shpallur ne kerkim nga policia e Lezhes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Mabe te Rrethit Lezhe. Ai u denoncua nga kunata e tij 25-vjecare e cila prej nje viti kishte mbetur e ve. Sikurse behet e ditur nga burime policore te drejtorise se policise se Shkodres Alban Thuma rreth ores 19.00 ka shkuar ne shtepine ku jetonte familja e vellait ne fshatin Mabe per te pare dy femijet e tij. Ne shtepi pervec niperve te tij te mitur nuk kishte asnje person tjeter nderkohe qe e kunata kishte dale per te mbledhur bagetite ne fushen jo larg shtepise. Albani duke perfituar nga rasti qe kunata ndodhej ne nje zone pa deshmitare ka menduar te vere planin ne zbatim. Gjate kohes qe kunata ka kundershtuar dhe ka thirrur per ndihme 20-vjecari ka nxjerre nga brezi nje thike dhe e ka plagosur ate me qellim qe te mos bente zhurme. Pas ketij veprimi i riu eshte larguar nga vendi i krimit drejt zones se Shkodres me qellim per te humbur gjurmet. Kane qene banore te zones te cilet pasi kane degjuar te thirrurat per ndihme te gruas i kane dhene ndihmen e pare dhe me pas kane lajmeruar menjehere policine. Forcat e policise se Shkodres bashke me ato te Lezhes kane organizuar aksionin per kapjen e autorit duke vendosur postblloqe ne akse te ndryshme ne te gjithe zonen. Ka qene postblloku i policise se Shkodres ne zonen e Bushatit qe ka diktuar 20-vjecarin Thuma duke e arrestuar menjehere. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›