Pa miliarda te tjera- Fondi shpetimit te Euros nuk do te shtohet

Obligacione te perbashketa te shteteve te eurozones kete ide hodhen ne nje artikull gazete presidenti i eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe ministri italian i financave Giulio Tremonti. Me kete ata rane ne nje fole gjarperinjsh. Shumica e perfaqesuesve te vendeve me gjendje buxhetore te qendrueshme i refuzojne obligacionet ne euro sepse atehere atyre do tu duhej ndoshta te paguanin norma me te larta interesi sesa tani. Vendet me te paqendrueshme nga ana tjeter do te perfitonin sepse norma e tyre e interesit do te ulej.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nder kundershtaret ben pjese edhe ministri austriak i financave Josef Prll
Nder kundershtaret ben pjese edhe ministri austriak i financave Josef Prll.Nuk ben qe ato vende si Austria qe bejne ekonomi te disiplinuar qe ndjekin edhe nje rruge te veshtire per ta mbajtur vendin ne stabilitet ne fund te rruges te paguajne plus.
Kancelarja Angela Merkel ishte shprehur ne Berlin po ashtu kunder obligacioneve te perbashketa ne euro. Ajo i sheh normat e ndryshme te interesit si shenje te nj konkurrence te shendoshe dhe disiplinuese.
Ne menyre po kaq te ndezur po diskutohet pyetja nese mekanizmi i krizes ka ende mjete te mjaftueshme ne rast se pervec Irlandes do te kene nevoje per ndihme financiare edhe vende te tjera. Prej kohesh Portugalia por edhe Spanja e cila eshte ekonomikisht shume me e rendesishme konsiderohen si kandidate te mundshem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Klaus Regling shefi i mekanizmit te krizes
Por Klaus Regling shefi i mekanizmit te krizes u perpoq te qetesonte. Ndonjehere degjoj dhe lexoj se mekanizmi i krizes nuk mjafton. Kjo nuk eshte e sakte. Mjetet per Irlanden jane relativisht te pakta krahasuar me mundesite e kredidhenies qe ka mekanizmi. Ka mjete te mjaftueshme qe ne rast nevoje te perballohen edhe raste te tjera.
Por ndaj deklaratave te tilla eshte perhapur nderkohe njefare mosbesimi. Pak para ngritjes se fondit te shpetimit Regling kishte thene se me gjasa mjetet financiare nuk do te kerkoheshin kurre. Me pas Irlanda i tregoi atij te kunderten.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Euro irlandeze
Nderkaq ministri gjerman i financave Wolfgang Schuble u permbajt ne Bruksel mjaft me komente mbi temat e diskutueshme. Ai keshillon tani per qetesi dhe permbajtje.
Sidoqofte he per he Portugalia nuk gjendet nen ombrellen e shpetimit sic parashikonin shume veta disa dite me pare. Ne kete kendveshtrim keshilli i ministrave nuk mori vendime dramatike por ceshtjet e perballimit dhe shmangjes se krizave ne te ardhmen permbajne shume lende shperthyese. Grindja do te plase me e voneta ne samitin tjeter te BE-se javen e ardhshme.
Autor Christoph Hasselbach/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama