E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjunjezimi ne Varshave - Willy Brandt vizitoi 40 vjet me pare Polonine

Si pasoje e politikes se re gjermane kundrejt lindjes u nenshkrua marreveshja e pare pas Luftes se Dyte Boterore dhe keshtu filluan marredheniet diplomatike. Por vizita e kancelarit nuk ka hyre ne histori vetem prej marreveshjes. Ajo ka hyre me shume ne histori per shkak te gjunjezimit te Willy Brandit para monumentit te Getos se Varshaves.

Gjate vizites se tij zyrtare ne Varshave me 7 dhjetor 1970 kancelari gjerman Willy Brand qendroi per disa minuta edhe tek monumenti i rezistences se Getos se Varshavves. Atje ai vendosi nje kurore me lule vendosi si duhet shiritin kuq- zi- verdhe beri pak mbrapa dhe u ul ne gjunje. Papritur nje gjest i cili nuk ka nevoje per fjale. Me vone ai paska thene Une bera ate cka bejne njerezit kur nuk kane cte thone me fjale.

Bildunterschrift Pranimi i kufirit Oder - Naise bente te qarte edhe se Gjermania pranonte humbjen e territoreve lindore

Imazhi i kancelarit te pergjunjur u perhap ne gjithe boten duke shkaktuar reagime te ndryshme ne politiken e brendshme. Shume kritika por edhe shume respekt. Ish-ministri i jashtem ne ate kohe Hans-Dietrich Genscher kujton Une u preka shume nga ky gjest. Une mendoj se pikerisht Willy Brand ishte njeri i cili perdori te gjithe personalitetin e tij shprehu me kete gjest ne menyre te kuptueshme per kedo.Une e kam respektuar dhe admiruar jashtezakonisht.

Per komunistet ne pushtet ne Poloni gjesti erdhi papritur dhe nuk u mireprit. Ne propaganden e atehershme imazhi i Gjermanise ne Poloni ishte ai i nje vendi armik dhe agresor. Nje kancelar i penduar nuk i pershtatej ketij imazhi. Mbase prandaj gjunjezimit te tij ne Poloni iu kushtua vetem pak vemendje. Me perjashtim te elitave pamjet e Brandit te ulur ne gjunje ishin te panjohura per opinionin e gjere. Ato filluan te shfaqen ne librat shkollore polake vetem pas vitit 1989. Brandi nuk kishte ardhur ne Varshave per te rene ne gjunje por sepse donte te normalizonte marredheniet me Polonine si nje vend partner. Kjo do te arrihej permes dialogut me Polonine dhe si kusht i rendesishem ishte njohja e kufirit pergjate lumenjve Oder dhe Naise te cilin e kishin vendosur aleatet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Deri ne kete moment RFGJ-ja nuk e kishte njohur zyrtarisht kete kufi.

Bildunterschrift Willy Brandt vizitoi 40 vjet me pare Polonine

Ne marreveshjen gjermano-polake te 7 dhjetorit 1979 RFGJ njohu per here te pare integritetin territorial te Polonise. Willy Brand beri ne kete menyre ate qe kishte refuzuar paraardhesit e tij. Pranimi i kufirit Oder - Naise bente te qarte edhe se Gjermania pranonte humbjen e territoreve lindore. Socialdemokrati mundesoi ne kete menyre nje fillim te ri ne marredheniet Gjermani Poloni.

Autor Rosalia Romaniec/ Aida Cama

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›