Gjirokaster zbulohet fabrika e bombulave falso

Një jurist dhe shoferi i një firme private në Gjirokastër janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim pronari për shkak se prodhonin bombula gazi fallso. Si rezultat i Operaciont i Koduar “BOMBULA”, zhvilluar nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në firmën Ella 2012 u gjetën 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombula gazi të fallsifikuara, 9072 bombula gazi, katër baleta me amballzh për paketim të bombulave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet Ford Fokus. Gjithashtu sekuestrohen dy armë zjarri model 63 si dhe tre krehëra me 61 fishkë. Policia menjëherë bëri arrestimin e shoferit Spiro Memisha 55 vjeç, juristit Ervin Kuti 25 vjeç si dhe shpalli në kërkim Marko Shugro 50 vjeç pronar i kësaj firme por njëkohësisht edhe punonjës i degës së Tatim Taksave Gjirokastër me detyrë inspektor për verifikimin në terren.