E Diel, 1 Nëntor 2026

Draghi thirrje qeverive per hapa te guximshem per Eurozonen

Presidenti i BQE u ka bërë thirrje qeverive të BE të ndërmarrin një hap të guximshëm në vizionin e tyre politik për të mbrojtur të ardhmen e Eurozonës. Në një fjalim në Romë, Draghi ka thënë se do të duhet kohë për të gjitha përfitimet ekonomike nga kredia trevjecare që BQE u dha bankave për të rimarrë veten, tashmë u takon atyre dhe qeverive të marrin vetë masat e duhura vendimtare. Jemi duke përjetuar një moment vendimtar në historinë e BE, ka thënë presidenti i Eurotoëer, në fjalën e tij në fakultetin e ekonomisë në univeristetin e Romës
 Jemi duke jetuar një moment vendimtar në historinë e BE. Kriza e borxhit Sovran ka evidentuar dobësi serioze në strukturën e saj institucionale. Në këtë kontekst vështirësitë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët kundër krizës kanë shfaqur një indeks negativ në tregje. Masat që Banka Qëndrore Europiane ka marrë na kanë dhënë kohë për të ruajtur politikën brenda Eurozonës. Por kemi arritur në një pikë ku procesi i integrimit europian ka nevojë për një hap kurajoz të vizionit politik për të mbijetuar.
Draghi ka hedhur poshtë kritikat për kreditë trevjecare të furnizuara nga instituti i Frankfurtit për bankat duke thënë se nuk ka asnjë shenjë rreziku për inflacion për një periudhë afatmesme.
Qeveritë e eurozonës duhet të përcaktojnë në mënyrë të përbashkët dhe të pakthyeshme vizionin e tyre për bazën politike dhe ekonomike që do të mbështesë euron ka thënë guvernatori i Bankës qëndrore të Europës dhe se cfarë kushtesh do të vendosen për të arritur këtë qëllim.
Në diskutimin e tij Draghi nuk ka bërë asnjë referim për Greqinë. Ai ka përsëritur apelin e tij të fundit për një marrëveshje të rritjes mes 17 vendeve anëtare të Eurozonës dhe ka thënë se përbërësi më i rëndësishëm i kësaj është që sovraniteti kombëtar mbi politikën ekonomike duhet të hap rrugën për vendime të marra në nivel komunitar
Duke tejkaluar  emergjencën politikat ekonomike dhe buxhetore të vendeve të eurozonës duhet të rikualifikohen me qëllim reduktimin e shpenzimeve dhe taksave ka thënë Draghi, duke shtuar se për shëndoshjen e llogarive publike në vendet e eurozonës janë bërë progrese të dukshme.
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›