Pa shkollë, por yje
Sot nuk është më rëndësi së cili është kualifikimi juaj. Sa vite jeni në shkollë që keni arritur kaq shumë, apo sa keni qëndruar ulur në bibliotekë për t’u bërë një ekonomiste e zonja, aktore apo edhe këngëtare, sepse nëse e pyetni vetën se çka e lidh Demi Moore-in, Hillary Swankun dhe Paris Hiltonin – përveç se janë të bukura, të pasura dhe të famshme - përgjigjja do të mund t’ju habisë: Asnjëra nga to nuk e ka mbaruar shkollën e mesme!
Pavarësisht kësaj, kjo gjë ato nuk i ka penguar fare. Ato sot janë të famshme, të gjitha mediet shkruajnë për to, kanë pasuri shumëmilionëshe, ndërkaq kur pyeten së cilat janë arsyet që ato e kanë braktisur shkollën, nuk kanë dëshirë të flasin shumë për këtë gjë.
Të gjithë e dimë së trashëgimtarja e pasur e zinxhirit të hoteleve “Hilton” nuk e ka të kryer as shkollën e mesme.
Pasanikja në mënyrë shumë misterioze, ashtu sikurse është edhe vetë si tip, e ka lënë shkollën. Thashethemet e para thonë se ajo është përjashtuar për shkak se kishte konsumuar shumë alkool dhe e dehur kishte shkuar në shkollë. Rrjedhimisht kjo gjë vazhdon prapë te ky yll, por ajo nga emri i saj bëri brend, i cili për çdo vit i sjell miliona dollarë, duke u bërë njëra prej femrave më të përfolura në të gjitha mediet botërore.
Moskryerja e shkollës së mesme nuk i ka mbetur keq as aktores Hallary Swank.
Edhe kjo është përjashtuar nga shkolla për shkak se kishte bërë zhurmë vazhdimisht dhe nuk i kishte respektuar aspak profesorët dhe procesin mësimor.
Aktorja sot në vitrinën e saj e ka një Oskar.
“Nuk krenohem me faktin që hoqa dorë nga shkolla. Nuk jam krenare, por ashtu ndodhi. Konsideroj se shkolla është shumë, shumë e rëndësishme”, ka deklaruar kjo aktore kur është pyetur për këtë gjë.
Në këtë mes nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe meshkujt. Është Mark Wahlberg, i cili njihet për filmat e tij aksion.
Ai tani ka 39 vjet dhe ka vendosur t’i kthehet bankave shkollore, pasi që në një moshë të re kishte ikur prej tyre. Tani ai thotë se dëshiron t’u tregojë fëmijëve së sa i rëndësishëm është arsimimi.
Në këtë listë hyn edhe aktorja Demi Moore dhe Michael J. Fox, që po ashtu e kanë braktisur shkollën e mesme. Shkak për këtë thonë së është aktrimi.
E nëse dëshirojmë të qeshim me një të pashkollë, atëherë e kemi komikun e famshëm Jim Carrey.
Nga shkolla, Carrey ka hequr dorë në moshën 12-vjeçare, për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në familje. Ai ka qenë i detyruar të punojë dhe kështu të ndihmojë në buxhetin shtëpiak.
Këngëtarja Avril Lavigne ka hequr dorë nga shkolla menjëherë pasi e ka nënshkruar marrëveshjen për albumin e saj të parë, derisa Christina Aguileran nga shkolla e ka hequr e ëma, meqë fëmijët tjerë gjoja kanë qenë tepër xhelozë ndaj suksesit të saj.
Në listën me aktorë pa shkollë të mesme gjenden edhe Kevin Bacon, Drew Barrymore e shumë aktorë të tjerë nga Hollywood’i.