E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, temë e pashmangshme

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 19:23

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se Veriu do të jetë temë e pashmangshme në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sipas tij, delegacioni serb në këto bisedime do të përpiqet para së gjithash për zgjidhjen e çështjeve jetësore dhe praktike, në mënyrë që pozita e komunitetit serb të përmirësohet.

Ai ka vlerësuar se është e rëndësisë së veçantë që serbët dhe të tjerët të cilët jetojnë në Kosovë të kenë kushte për jetë normale, që nënkupton mosshqetësimin e tyre të përditshëm me ndërprerjen e telekomunikimit, pastaj të mos kenë probleme me dokumentacionin, si dhe me lëvizjen e lirë të tyre. Në një deklaratë për gazetarë në veri të Mitrovicës, Ivanovic ka përmendur çështjen e së drejtës së përdorimit të gjuhës.

“Tema të ndryshme do të përfshihen gjatë këtij dialogu dhe vështirë është të thuhet renditja dhe shpejtësia e zhvillimit të tyre, por është shumë e sigurt që statusi për veriun e Kosovës do të jetë njëra nga temat për të cilat do të diskutohet”, ka theksuar Ivanovic dhe ka shtuar se për temat që do të diskutohen duhet të pajtohen të gjithë pjesëmarrësit në dialog.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›