E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme mendore per femijet qe luajne shume videolojera

Disa studime te reja tregojne se ne se femijet shpenzojne kohe te gjate me lojera elektronike kjo mund tu sjelle atyre probleme shendetesore. Studimi i fundit tregon se perdorimi me mase i ketyre lojerave eshte zgjidhja me e mire.

Femijet qe duken shume te dhene pas lojerave elektronike mund te behen te varur prej tyre dhe te tregojne shenja te semundjeve mendore. Ky eshte perfundimi i nje studimi te ri te publikuar ne revisten Pediatrics.

Nje grup shkencetaresh nderkombetare vezhguan gati 3 mije nxenes te shkollave fillore dhe tetevjecare per dy vjet dhe zbuluan se ata qe perdornin me shume lojerat elektronike kishin problemet me te medha.

Dr. Michael Manos nuk mori pjese ne studim por eshte psikolog ne spitalin e femijeve ne Klivlend.

Ajo qe zbuluan ndash dhe ky eshte studimi i pare qe arrin ne kete perfundim ndash eshte se femijet qe luajne pa pushim me videolojera kane nje nivel depresioni ankthi dhe frike sociale te shtuar. Keshtu qe kur i ndalin lojerat te gjitha keto shenja ulen.

Studiuesit i quajne femijet qe duken shume te dhene pas lojerave elektronike lojtare patologjike. Ne kete grup bejne pjese ata qe luajne video lojera gati 31 ore ne jave krahasuar me moshataret e tyre qe luajne 19 ore ne jave. Kur u krahasuan keto dy grupe femijesh u zbulua se femijet ne kategorine e pare ishin me te prekur te vuanin nga frika sociale.

Studimi zbulon gjithashtu se femijet qe ishin me impulsiv dhe me pak te shoqerueshem me femijet e tjere harxhonin me shume kohe me video lojera.

Eumlshte logjike qe nje femije qe eshte depresiv ose nje femije qe e kap ankthi do te kerkoj te luaj video lojera pasi aty e gjen veten ne nje mjedis te sigurt. Kjo mund ti shpetoje ata nga simptomat e depresionit apo te ankthit.

Studimi zbuloi gjithashtu se heqja e femijeve nga zakoni i lojes pakeson depresionin si dhe simptomat e tjera.

Duhet te besh vetem nje gje ndash te kufizosh kohen e lojes. Megjithate femijet qe jane lojtare patologjike do ti rezistojne kesaj dhe keshtu prinderit mund te kene nevoje te kerkojne ndihmen e mjekeve te shendetit mendor.

Akademia Amerikane e Pediaterve rekomandon kufizimin e kohes per lojera elektronike ne kompjuter apo televizor ne jo me shume se nje ore ne dite. Per nxenesit e shkolles tetevjecare rekomandimi eshte jo me shume se dy ore ne dite.

Shoqata e Programeve Elektronike te Argetimit nuk eshte dakord me studimin dhe e quan ate me te meta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›