E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja foshnjore PowerPoint

Breza te tere ne vendet teknologjikisht te perparuara po rriten dhe edukohen me nje stil te bulletizuar te menduari i cili ndoshta i ndihmon per te bere perpara ne karriere dhe per te gjetur pune ne shumekombeshet por qe ne thelb funksionon si mbytes i mendimit te lire


I ftuar ne nje prezantim libri ne Tirane keto dite vura re jo pa nje fare habie se njeri prej referuesve po perdorte programin PowerPoint per te ilustruar fjalen e vet.


Natyrisht perdorimi i te njejtit program ne ShBA dhe gjetiu ne bote nuk do te me bente asnje pershtypje meqe kartelat e tij slides ose pamjet rreshqitese sic i ka shqiperuar zyrtarisht Microsoft-i ne sajtin e vet jane tashme aq te kudogjendura ne takimet zyrtare dhe te biznesit sa edhe karriket dhe tavolinat.


Mu kujtua me kete rast edhe se ne nje artikull te paradokohshem e perditshmja The New York Times i rikthehej demit mendor dhe ne komunikim qe sjell perdorimi i ketij programi.


Pjese e suites Microsoft Office PowerPoint perdoret gjeresisht per prezantime ose komunikime te merzitshme te dhenash ne forme pseudo-statistikore te shoqeruara nga gjithfare strategjish pikash kyce fazash dhe etapash dhe te tjera tullumbacesh te marra hua nga bota e marketing-ut dhe e business-it.


Artikulli i lartcituar pershkruante irritimin e ushtarakeve te NATO-s ne Afganistan me metoden e prezantimit te induktuar nga karakteristikat e ketij programi. Edhe ne Afganistan ka njerez qe mendojne se PowerPoint ka per efekt anesor budallallepsjen e atyre qe e perdorin dhe te gjithe atyre te tjereve qe i ekspozohen.


Gjenerali amerikan i brigades H.R. McMaster njihet nder te tjera si ushtaraku qe i ndaloi prezantimet PowerPoint gjate fushates qe ai vete udhehoqi ne 2005 per te vendosur sigurine dhe qetesine ne nje qytet ne veri te Irakut sipas tij programi PowerPoint duhet konsideruar si kercenim i brendshem.


Rreziku i ketij programi shpjegoi atehere gjenerali amerikan ka te beje me faktin se ai krijon te perdoruesi iluzionin e te kuptuarit dhe te kontrollit ndaj temes se trajtuar. Sipas tij ky iluzion i rrezikshem i detyrohet konceptit dhe teknikes parashtruese me ane te bulleteve te cilat nuk marrin parasysh ndervartesite mes ceshtjeve te renditura.


The New York Times e ka kritikuar ashper programin PowerPoint edhe shtate vjet me pare duke vene ne dukje nder te tjera se perdorimin e programeve per prezantim nepermjet kartelash slides e kishin identifikuar si nje nga shkaqet qe cuan ne aksidentin e shuttle-it Columbia ne 2003.


Edhe teoricieni i informacionit Edward Tufte ka arsyetuar me nje pamflet te vetin te mirenjohur se stili kognitiv i imponuar nga PowerPoint i shtrengon perdoruesit qe ti percudnojne te dhenat dhe ti organizojne artificialisht mendimet ne lista te bulletizuara te cilat e clirojne folesin nga pergjegjesia per tia ruajtur informacionit dhe mendimit unitetin.


Clive Thompson mendon se ndoshta PowerPoint i pershtatet mire epokes sone moderne te erresimit obfuscation ku manipulimi i fakteve eshte po aq i rendesishem sa edhe paraqitja e tyre qarte. Nese ti nuk ke asgje per te thene ndoshta te duhet pikerisht ajo vegel prezantimi te qe te ndihmon per te mos e thene.


Tufte nga ana e vet kritikon jo aq programin PowerPoint ne vetvete te cilin e konsideron si te pershtatshem per prezantime dhe projektime diapozitivash por perdorimin qe po i behet sot nga teknokracite anembane.


Vecanerisht shqetesuese eshte sipas autorit Tufte prirja qe modeli i bulletizuar te adoptohet nga shkollat sa kohe qe femijet gjithnje e me teper po sterviten jo aq te hedhin mendimet ne leter nepermjet fjalish te plota sesa te shkruajne prezantime shitjesh dhe tekste infomerciale te segmentuara.


Natyrisht bulletizimi ne tekstet shkollore dhe praktiken didaktike nuk ka lidhje vetem me PowerPoint por i perket nje paradigme e cila perfshin edhe testet me zgjedhje te shumefishte perdorimin masiv te formulareve si nderfaqe e komunikimit te institucioneve me publikun sistemet e automatizuara te sherbimit telefonik te klienteve shabllonet e resum-ve sondazhet e opinionit dhe programet interaktive per ndreqjen e defekteve dhe shmangien e problemeve teknike.


Te gjitha keto teknologji krijojne vetvetiu pershtypjen te perdoruesi se e verteta mund te arrihet me rruge demokratike ose thjesht duke zgjedhur nga nje numer opsionesh te ofruara paraprakisht jo ne menyre krijuese nepermjet te menduarit kritik.


Te ndodhur para listash te tilla me pretendime gjitheperfshirese shume pak prej nesh perpiqen te lexojne edhe midis rreshtave te tjeret si rregull harrojne se kane te bejne me modele teper reduktive te realitetit dhe marrin vendime qe edhe nje femije nuk do ti kishte marre ne rrethana normale.


Per fat te keq fale forces ekonomike te kompanive te softuerit dhe iluzioneve te elitave teknokratike breza te tere ne vendet teknologjikisht te perparuara po rriten dhe edukohen me nje stil te bulletizuar te menduari i cili ndoshta i ndihmon per te bere perpara ne karriere dhe per te gjetur pune ne shumekombeshet ose ne burokracite nderkombetare por qe ne thelb funksionon si kafaz ose me mire mbytes i mendimit te lire.


Bulletizimi jo vetem le jashte komunikimit ne menyre flagrante gjithcka qe shtrihet ne hapesiren midis paragrafeve te bulletizuar por edhe cka eshte edhe me shqetesuese shperfill njesine e konceptit ose ndervartesine e ceshtjeve te trajtuara.


Pozicioni i Tufte-s eshte kritikuar nga te tjere studiues te teknikave te komunikimit. Megjithate ketij studiuesi i mbetet merita e padiskutueshme qe nder te paret qe ka denoncuar me force dhe autoritet ndotjen madje molepsjen e komunikimit publik me bashkefajesine e kompjuterit nga ligjerimi tregtar ose i marketing-ut.


Rreziku me i madh i ketij infektimi ka te beje me ate qe ligjerimi tregtar komercial nuk synon te verteten por bindjen nepermjet manipulimit meqe qellimi perfundimtar i folesit eshte tua mbushe mendjen degjuesve qe ta blejne mallin.


Tek e fundit jo me kot teknikat e komunikimit komercial dhe promocional jane adoptuar prej kohesh me sukses nga propagandistet politike ne demokraci te cilet duan tua shesin produktin e tyre politik zgjedhesve perkundrejt votes...


Prandaj nuk me erdhi mire kur i pashe kartelat e PowerPoint-it te projektuara ne ekran ate mbremje ne Tirane sepse ne kemi treguar rregullisht nje prirje per te importuar dhe adoptuar nga Perendimi se bashku me teknologjite kompjuterike perkatese edhe menyra te menduari qe nuk e nxitin qendrimin kritik dhe krijues ndaj realitetit por qe perkundrazi e skeletizojne mendimin e varferojne nga nuancat dhe e hekurosin ne klish te merzitshme.


Po te shtosh ketu edhe faktin qe perdoruesit e sotem te ketyre armeve te komunikimit nuk kane shume vlera per te shitur kercenimi vjen e behet edhe me alarmant.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›