Oferta e fundit Rama i dergon leter Berishes

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shkruan kryeministrit per oferten e fundit te paraqitur nga opozita per hetimin
Per hir te kompromisit te domosdoshem ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka derguar nje leter kryeministrit Berisha ku sqaron oferten e fundit te opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne kete leter duke shprehur shqetesimin per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana e opozites Partia Socialiste e ka pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes europiane te tij te beje nje oferte te re.
Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore.
Pa perfshire fletet e votimit - sqaron propozimin e socialisteve Edi Rama.
Ne letren e tij lideri i Opozites se Bashkuar shprehu besimin se vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Sepse permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor po edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij.
Duke shpresuar qe ju nuk do ta zvarrisni me tej zgjidhjen e krizes dhe ne emer te interesave te vendit do ta pranoni kompromisin qe e zgjidh ate ju uroj pune te mbare - perfundon letra e derguar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.
Letra e plote
I nderuar zoti Berisha
Shume te shqetesuar per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jone sikunder nenvizohet edhe ne opinionit e Komisionit Europian e kemi pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes europiane te tij tju bejme nje oferte te re.
Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit.
Pra sikunder e kemi bere tashme publike per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim.
As nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera.
Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore.
Ne besojme se vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Sepse permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor po edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij.
Si edhe duke hapur per te ardhmen kapitullin e transparences se pakushtezuar pas zgjedhore e cila do te jete nje garanci e madhe per riperteritjen e besimit te cdo zgjedhesi tek vlera e votes se tij.
Duke shpresuar qe ju nuk do ta zvarrisni me tej zgjidhjen e krizes dhe ne emer te interesave te vendit do ta pranoni kompromisin qe e zgjidh ate ju uroj pune te mbare.
Kryetari i PS Edi Rama
Oferta
Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Europian dhe une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit - sqaron lideri i socialisteve.
Kushtezimi
Pra sikunder e kemi bere tashme publike per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. As nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera - ben me dije Rama.
PS fshehu permbajtjen e letres se Rames pas kerkeses se faktorit nderkombetar
Letra e bllokuar deri ne leximin e kryeministrit
TIRAN - Partia Socialiste ka mbajtur te fshehte permbajtjen e letres se derguar nga kryesocialisti Rama per kryeministrin Berisha deri ne momentin qe ky i fundit e ka lexuar ate. Ndonese letra e liderit te opozites eshte derguar mengjesin e te henes ajo eshte bere publike vetem mesditen e djeshme.
Vonesa ne publikimin e materialit te shkruar nga kryetari i opozites ishte nje kusht i vendosur nga faktoret nderkombetare.
Pasi ishin ne dijeni te letres se derguar kreut te ekzekutivit perfaqesuesit nderkombetare ne Tirane i kane kerkuar selise roze qe te mos e publikoje ne media letren e derguar nga kryetari Rama deri ne marrjen e konfirmimit se letra ishte marre dhe lexuar.
Duke iu referuar kesaj logjike publikimi i letres nga zyra e shtypit e Partise Socialiste do te thote se jane marre te gjitha sinjalet se letra eshte marre dhe lexuar nga kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha.
Kjo leter eshte derguar edhe per dijeni te Presidentit te Komisionit Europian Manuel Barroso Komisionierit per Zgjerimin Stefan Fule kryetarit te Grupit Parlamentar te Aleances Progresive te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian Martin Schulz dhe kryetarit ne Parlamentin Europian i Grupit Parlamentar te Partive Popullore Joseph Daul.
Kreu i PS-se takon Buquichion
TIRAN- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi dje nje takim me zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio.
Permes nje njoftimi zyra e shtypit e PS-se ben te ditur se gjate ketij takimi kryesocialisti Rama e njohu De Boer Buquichio me oferten me te fundit qe opozita i ka ofruar qeverise per te nxjerre Shqiperine nga kriza politike oferte e cila iu dorezua vete kryeministrit nga Kryetari i opozites
Rama theksoi se kjo oferte i eshte pershtatur mot-a-mot rezolutes se Parlamentit Europian per zgjidhjen e krizes permes transparences duke krijuar nje komision parlamentar me shumice dhe kryetar te partise Socialiste qe do te beje transparence dhe do te hetoje zgjedhjet e 28 qershorit dhe si objekt te hetimit te kete kutite e materialeve zgjedhore - thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te socialisteve.
Gjate takimit u bisedua gjithashtu edhe per progres-raportin e fundit te Komisionit Europian per Shqiperine.
Mbi kete pike mesohet se lideri i PS-se Edi Rama nenvizoi problematiken mbi lirine e medias dhe presionin qe ushtrohet nga pushteti mbi botuesit gazetaret dhe analistet e mediave shqiptare per konfliktin e pushtetit qendror me ate vendor ne cdo nivel dhe per kulturen e pandeshkueshmerise dhe moszbatimit te ligjeve qe karakterizon kete qeveri e qe permendet gjeresisht edhe ne progres-raportin e BE-se.