Pa viza vetem 90 dite ne 6 muaj

Pas ketij afati ata mund te kthehen ne vendin e tyre ose ne nje shtet tjeter jashte zones shengen per tu rikthyer serish ne gjashte mujorin tjeter te vitit.
Qe nga casti i hyrjes nje person mund te qendroje 90 dite ne vendet e zones shengen. Me pas ai duhet te kthehet dhe vetem pas 180 diteve mund te niset perseri drejt vendeve te zones ku mund te qendroje edhe 90 dite te tjera tha sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu.
Nese shtetasit shqiptare kerkojne te qendrojne me gjate se 90 dite ata duhet tu drejtohen ambasadave per nje vize te tipit D e cila konvertohet me leje qendrimi. Ne rast se shtetasit shqiptare do te shkelin kete afat atehere ata ndeshkohen me 5 vjet per te mos shkelur me jo vetem ne shtetin ku u kapen por ne te gjithe shtetet e zones shengen .
Turqiu sqaron se ne rast se vihen re shkelje te tjera ndeshkimi do te jete ne varesi te legjislacionit te vendit prites.
Shtetasi shqiptar qe kerkon te udhetoje ne shtetet e zones shengen duhet te kete fillimisht nje pasaporte biometrike mjete te mjaftueshme financiare mesatarisht 70 euro per dite qendrimi pervec strehimit nje siguracion shendetesor nje ftese dokumenta keto qe verifikohen nga oficeri i kufirit i cili nese dyshon kthen dhe nuk lejon kalimin e shtetasit shqiptar pertej kufirit .
Perfaqesues te levizjes te Levizjes Europiane ne Shqiperi u bejne apel institucioneve shteterore per shperndarjen e informacionit mbi liberalizmin e vizave deri ne zonat me te thella pasi askush nuk mund te punesohet te beje shkolle apo te kerkoje azil politik ne shtetin ku ai do te shkoje.