"Paciente denonconi korrupsionin, ne ju mbeshtesim"
Ministria e Shendetesise u ka kerkuar te gjithe pacienteve, te denoncojne rastet e mitmarrjes dhe korrupsionit ne bluzat e bardha, nderkohe qe i ka siguruar se do te gjejne mbeshtetje te plote tek ky institucion. Gjate nje deklarate publike, MSH denoi aktin e mjekeve te arrestuar dy dite me pare nen akuzen e mitmarrjes. Sipas ketij dikasteri, nje fushate e tille do te vazhdoje deri ne eliminimin e korrupsionit ne shendetesi. "Ministria e Shendetesise denon aktin e mjekeve ne maternitetin "Koco Gliozheni", nen akuze per korrupsion dhe gjendet ne krahe te te gjithe pacienteve, qe kane kurajen qytetare per te denoncuar fenomene te korrupsionit ne sistemin tone shendetesor. Duke respektuar pavaresine e organeve gjyqesore ne nje hetim te sapofilluar dhe duke dashur te jete kontribuuese dhe jo gjyqtare ne kete proces, MSH shpreh vendosmerine dhe vullnetin e saj te palekundur per te cuar deri ne fund reformat ne te gjithe sistemin tone shendetesor" eshte shprehu Blerina Kazaferi, zedhenese per shtyp ne Ministrine e Shendetesise. Sipas saj, Ministria e Shendetesise do te jete ne krah te pacientit dhe mjekeve dhe infermiereve qe punojne me perkushtim dhe pasion ne pune.