Rreziku i standardeve
Nga Valentina Leskaj
Padyshim, qe Ballkani nuk ka qene ky qe eshte, po nje nga vatrat me te nxehta. Sot ka nje harte te re te rajonit, me shtetin e ri te Kosoves, qe realisht ka forcuar te ardhmen e perbashket integruese.
Komunikimi politik ne rajon eshte permiresuar, ka nje fryme pergjithesisht me konstruktive.
Ne keto kushte anetaresimi i Shqiperise sic u konfirmua ditet e fundit nga Ambasadori i SHBA, po shpresojme dhe i Kroacise e ne nje te ardhme te afert edhe i vendeve te tjera si Maqedonia, me zgjidhjen e ceshtjes se emrit, jo vetem rrit sigurine e rajonit po njeheresh na ve ne rolin e kontributoreve te sigurise.
Per te ardhur te Shqiperia duhet thene se mbetet ne rolin e saj tashme te konsoliduar si faktor stabiliteti ne rajon.
Gjithsesi, ky nuk ka qene aseti i vetem. Shqiperia eshte nje nga vendet ku publiku i ka dhene mbeshtetjen me te gjere integrimi euroatlantik dhe nje nga vendet e para, pas rrezimit te komunizmit, qe kerkoi ne anetaresimit ne NATO
Kjo eshte e kuptueshme per nje popull, qe perjetoi me shume se kushdo tjeter mungesen e lirive dhe te drejtave njerezore, izolimin e gjate nga bota demokratike dhe qe renditet nder vendet me numrin me te larte per fryme te popullsise te atyre qe u burgosen, pushkatuan e internuan.
Ne fakt, duhet te pranojme se marrja e fteses, ratifikimi ne nje kohe te shkurter nga parlamentet e 26 vendeve te NATO-s, jane nje mbeshtetje dhe konfirmim i partneritetit strategjik dhe marredhenieve te shkelqyera me SHBA dhe vende te tjera te Aleances, te cilave ne shqiptaret duhet t'u jemi mirenjohes.
Gjithsesi, besoj se jemi te nje mendjeje se anetaresimi, ashtu si dhe ai ne BE, eshte nje mundesi e jashtezakonshme po edhe nje sfide e pergjegjesi e madhe per vendin.
Ne fakt anetaresimi ne NATO mbetet nje kontribut i gjithe forcave politike ne vend, po kohet e fundit ne krijuam nje klime te re besimi ndaj vendit dhe partnereve, sidomos me dy reformat e fundit te bera me konsensus ate zgjedhore dhe reformen, ne drejtesi ku roli i opozites ne kete proces ka qene percaktues.
Eshte per here te pare qe nje opozite behet kontributore direkte e procesit, duke u bere nismetare e Rezolutes per anetaresimin e vendit ne NATO, (qe u miratua me konsensus nga Kuvendi ne Janar te vitit 2007), dhe ne vijim me angazhimin ne dy reformat e siperpermendura.
Kjo qasje e re e nje opozite jo refuzuese po ofruese, madje udheheqese e proceseve per reformen zgjedhore dhe ate ne drejtesi, pervec nje rekordi pozitiv per anetaresimin, krijoi nje klime te re politike ne Parlament e pergjithesisht ne vend, duke u bere edhe pse me vonese, shprehese e konsensusit te gjere te popullit shqiptar, per anetaresimin ne NATO.
Se pari, problemet e sigurise midis shteteve duhen pare si probleme te sigurise brenda shteteve, si probleme te demokracise funksionale, si probleme te shtetit ligjor e zhvillimit ekonomik.
Ne fakt marrja e fteses ne Samitin e Bukureshtit, ratifikimi i protokollit nga 26 shtete dhe anetaresimi, qe pritet te vije ne Samitin e Prillit, mbeshtetet me shume ne pritshmerite.
Mbeshtetet me shume ne pritshmerite, sidomos persa i perket ceshtjeve te tilla, qe jane fondamente per te qene anetare ne nje aleance te vlerave e qe lidhen me thellimin e reformave, me sundimin e ligjit, me luften ndaj krimit te organizuar, korrupsionit e trafiqeve dhe ceshtje te tjera.
Ne Samitin e Bukureshtit, duke ju referuar Shqiperise e Kroacise qe moren ftesen per ne NATO, Presidenti Bush tha se: keto vende jane gati per te marre pergjegjesi. Besoj mesazhi eshte i qarte.
Ne rradhe te pare politikes Shqiptare do t'i duhet te demonstroje pjekuri e kapacitete per t'i mbajtur keto pergjegjesi dhe ketu roli i Parlamentit eshte percaktues sidomos persa i perket reformave. Por jo vetem parlamenti, mund te luaje rol te madh ne bashkepunimin rajonal qe na mundesoi karta e Adriatikut, i cili duhet konsoliduar.
Ne keto kushte ceshtja e integrimit nuk eshte ceshtje e plotesimit te nje liste ligjesh, nuk eshte ceshtje pragu buxhetesh, per t'jua treguar partnereve, eshte se pari ceshtja e berjes se reformave te qendrueshme dhe zbatimit te ligjit, qe jane hallkat e dobeta te zinxhirit te problemeve qe ka vendi.
Paqendrueshmeria ne reforma, para se gjithash, ka te beje me cilesine e tyre. Nje parlament qe punon me axhende te minutes se fundit, pa nje proces te hapur e perfshires, nuk mund te prodhoje reforma cilesore.
Vendi ka nevoje per ligje qe i qendrojne kohes pavaresisht nga shumicat qe jane ne pushtet, ligje qe nuk ndryshojne sa here ndryshojne shumicat, ligje qe nuk synojne perdorimin e sistemit per interesa te castit apo te pervecme.
Duhet bere ndarje e qarte mes ketyre dy qasjeve, padyshim qe kjo kerkon vullnet te forte.
Zgjedhjet e ardhshme te 28 Qershorit, qe vijne menjehere pas Samitit te Strasburgut, jane prova e pare e seriozitetit.
Ne fakt ne ende sot diskutojme per cilesine e zgjedhjeve, pasi nuk e kemi garancine qe do kemi zgjedhje ne standarte persa kohe qe ka probleme lidhur me infrastrukturen e sidomos me kartat e identitetit.
Natyrisht zgjedhjet jane me imediatet po jo te vetmet.
Sfida ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfida jone aftgjate.
Ne sot flasim per reforma qe jane bazike, qe jane pragu minimal per nje sistem demokratik e qe lidhen me demokracine funksionale; me reformen ne drejtesi, qe ka mbetur ne mes te rruges dhe nje sistem drejtesie te pavarur; me zgjedhje te lira e te ndershme nderkohe qe Shqiperia duhet te pergatitet per sfida me te medha si anetare e ardhshme ne NATO.
Sot vete NATO nuk eshte NATO e para luftes se ftohte, objektivat e saj nuk jane ato te kohes se Lordit D'Ismei.
Ajo ka adoptuar sfida te reja qe fillojne me ceshtjet e krizes ekonomike boterore, e cila natyrisht kerkon shtete funksionues, me ceshtje te sigurise se energjise, qe po transformohet nga nje ceshtje ekonomike ne nje ceshtje te sigurise, ( ceshtja mes Rusise dhe Ukrahines dhe energjija eshte vetem nje shenje e ketij problemi), ceshtje te sigurise se mjedisit, qe jemi ende larg (edhe pse ketu flitet per energji nukleare,) deri te ceshtjet gender.
Qasja e re e politikes amerikane me administraten e Presidentit Obama, per zgjidhje te perbashketa, do te thote te ngrihesh ne nivelin e pergjegjesive te vendeve anetare te Aleances, si ne ceshtjet e brendshme edhe ne ato rajonale e me gjere.
Natyrisht, vetem vullneti nuk mjafton! Shqiperia nuk duhet te jete nje numur me shume ne Alenacen e Atllantikut, e cila eshte se pari aleanca e vlerave, po vlera e shtuar dhe kjo eshte nje pergjegjesi historike se pari per politikbersit ne parlament dhe me tej per gjithe shoqerine shqiptare.