Kosova dhe ndjeshmeria per krizen ekonomike globale
Nga Bekim Shehu
Gjendja financiare e bankave ne Kosove eshte e mire, por te rrezikuara nga kriza ekonomike globale jane gjigantet e mineraleve ne Kosove, Trepca dhe Feronikeli.
Kriza ekonomike globale akoma nuk e ka prekur Kosoven ne nje shkalle te larte, por ekspertet thone se eshte e pamundur qe pasojat e krizes te mos ndjehen edhe ne Kosove. Shembullin e pare ekspertet permendin renien e eksporteve te Kosoves, qe sipas tyre eshte nje tregues i qarte se ka renie te kerkeses se blerjes. ministri i Ekonomise dhe i Financave, Ahmet Shala thote se te dhenat, qe ai ka nga Banka Qendrore tregojne qe Kosova akoma nuk eshte prekur ndjeshem nga kjo krize.
"Gjendja e bankave ne Kosove eshte shume e mire. Por une them se kriza ekonomike globale mund te kete ndikim ne zhvillimin e investimeve te huaja ne Kosove, qe mund te ndodhin ne vitin e ardhshem, apo viteve ne vijim. Tash per tash pos efektit psikologjik se do jemi te rrethuar nga kriza globale ne praktike nuk ka ndonje element mates te ndikimit te krizes ne Kosove", thote ministri Shala.
Kosova nje vend i dale nga lufta akoma ka nje ekonomi te dobet krahasuar me vendet e rajonit. Importi i mallrave eshte shume i larte krahasuar me eksportin, qe llogaritet te jete vetem afro 10 per qind. Sipas ministrit Ahmet Shala ne rastin e eksportit kosovar, te rrezikuar mund te jene dy gjigantet e mineraleve ne Kosove, Trepca dhe Feronikeli, per shkak te renies se cmimit te metaleve ne tregun boteror.
"Nga kriza ekonomike globale mund te ndikohen komplekset industriale, sic jane Trepca dhe Feronikeli, edhe pse cmimet e metaleve historikisht, ku jane tash, jane ne mesataren e 20 vjeteve te shkuara. Keshtu qe te gjithe ata, qe kane pretenduar se mund te kene perfitime te medha sikurse tre kater vjetet e fundit, qe kishte ngritje cmimesh, kane qene ne ndonje iluzion te perkohshem", thote ministri Shala.
Pasojat e krizes globale ne Kosove ekspertet i nderlidhin me renien e fuqise blerese ne tregun e ketushem. Ata thone se vetem ne fillim te ketij viti ka pasur renie te fuqise blerese ne treg nga 30 deri ne 40 per qind. Ata thone se qeveria e Kosoves duhet te filloje me reforma ne ekonomi si masa parandaluese per ndonje krize ekonomike te shkalles se larte. Sidoqofte ekspertet thone, se nese Kosova goditet shume nga kriza financiare globale, e ka me te veshtire qe ta rimarre veten krahasuar me vendet tjera. Kjo per faktin qe Kosova eshte nje shtet i ri dhe akoma nuk eshte anetare e asnje mekanizmi financiar nderkombetar, te cilet mund ta ndihmonin ne rast te nje krize te thelle. Flamur Keqa, eshte ekspert per ceshtje ekonomike.
"Kriza ekonomike financiare ka treguar, qe shume shtete shume me te zhvilluara se Kosova kane nevoje per ndihmen e Fondit Monetar Nderkombetar", thote Flamur Keqa.
Ekonomia kosovare eshte nje ekonomi e vogel dhe ajo eshte teresisht e varur nga zhvillimet ekonomike te vendeve te zhvilluara. Ky vit dhe viti i ardhshem sipas njohesve te ceshtjeve ekonomike do te jete sfide per vendet e zhvilluara, qe te amortizojne krizen ekonomike dhe nese kjo ndodh ne nje afat sa me te shkurter kohor, atehere reperkusionet ne ekonomine kosovare do te jene me te uleta.