Perleshje me thika, tre te plagosur
Elbasan- Grindje te pergjakshme 48 oret e fundit ne Elbasan, me pasoje 3 te plagosur me thike, mes te cileve edhe nje i mitur. Policia beri me dije se ka identifikuar tre nga kater autoret e krimeve dhe i shpalli ne kerkim, pasi nuk i gjeti gjate kontrolleve te banesave. Ngjarja e pare ka ndodhur ne fshatin Grekan, kur i dyshuari Ervin Zotkaj 31 vjec, banues ne Kucove, duke pire ne lokalin e Kristo C., ne bashkepunim edhe me nje tjeter person te aferm te tij, ende i paidentifikuar, gjate nje konflikti per motive te dobeta, fyerje ne nder, kane goditur me mjete te mprehte thike, Qatip A., 23 vjec dhe Ermal A., 24-vjec. Te plagosurit jane derguar menjehere ne spitalin e Elbasanit, ku pas nderhyrjes kirurgjikale ndodhen jashte rrezikut per jeten. Autoret e dyshuar te krimit jane larguar menjehere nga vendngjarja ne drejtim te paditur, kurse policia ka bere shpalljen ne kerkim per vepren penale "vrasje me dashje, e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative". Ngjarja e dyte ka ndodhur ne lagjen "Kongresi i Elbasanit", kur salla operative eshte njoftuar se ishte derguar ne spital me dy plage thike ne trup, 15-vjecari me inicialet M. T., banues ne lagjen "Luigj Gurakuqi". Grupi hetimor i ngritur me kete rast, pasi ka marre deshmite e rastit dhe provat ne vendngjarje, ka zbuluar se per motive te dobeta, tre te mitur ne sherr me njeri-tjetrin jane perleshur. I plagosuri ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten, kurse dy autoret e dyshuar, u shpallen ne kerkim pas identifikimit.