I vjedhin makinen poshte shtepise, ne grupin e hajduteve dhe nje femer
I vjedhin makinen e parkuar poshte shtepise, policia e gjen te braktisur ne Kavaje pas ndjekjes. Ne prangat e bluve te Elbasanit rane tre te dyshuar per krimin, mes te cileve nje femer, kurse nje i katert u shpall ne kerkim pasi mundi te arratisej. Po dje jane sekuestruar edhe dy autovetura ne Elbasan dhe Korce, pasi dyshohen se jane te vjedhura jashte vendit dhe me dokumente te falsifikuara. Nen hetim u moren pronaret aktuale te ketyre mjeteve dhe nisen verifikimet me Interpol Tiranen. Ngjarja e pare ka ndodhur disa dite me pare ne lagjen "Vullnetari" te Elbasanit, kur Selam B., ka denoncuar ne komisariat vjedhjen e makines tip "BMW", me targa EL 1227 C, qe e kishte parkuar para pallatit. Diten e djeshme u mundesua identifikimi dhe kapja e tre te dyshuarve Fatmir Marku 23 vjec, Helidon Sokoli 23 vjec, Bledar Zefi 26 vjec, banues ne Shkoder dhe Irena Bodurri 29 vjece, banuese ne Shupenze te Peshkopise. Ne kerkim u shpall i dyshuari Kujtim Fermosi 25 vjec, nen akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim". Dy ditet e fundit, ne kuader te operacionit "Targa e falsifikuar", tek kryqezimi i bashkise Elbasan eshte konstatuar mjeti "Benz Sllon Rexhina", me targa CN 414 EL, ne pronesi te Jani Xh., i cili kishte disa dokumente te dyshuara te falsifikuara, ne emer te Ervis Deliallisi, i cili u mor nen hetim. Nga verifikimi rezultoi se numri i shasise ishte i fshire. Nje tjeter aksion ka kryer policia e Korces, e cila mori nen hetim ne gjendje te lire per falsifikim Elton Xurren, te cilit iu sekuestrua mjeti tip "Nissan", me targa TR 9043 N, me dokumente italiane, te cilat nuk korrespondojne me targen e vendosur ketij automjeti.