Rama i lutet Ina Rames: Me fto ne Prokurori
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkon nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, qe ta beje dhe ate pjese te hetimit per demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Me ane te nje letre, derguar dje ne adrese te kryeprokurores, Rama thekson se e pret me padurim thirrjen ne zyrat e Prokurorise se Pergjithshme. "Pres me padurim qe te thirrem per te kontribuar me gjithcka di per kete hetim kaq te rendesishem per drejtesine ne Shqiperi dhe per vete Shqiperine, ne rrugen e mundimshme te ndertimit te shtetit te se drejtes", shkruan Rama ne letren e tij. Kreu i selise roze thekson se deshmia e tij do te jete shume e vlefshme per demonstraten e dhunshme te 21 janarit, duke qene se ne cilesine e kreut te PS-se, ai eshte organizatori i saj. "Dua te besoj se Ju do ta cmoni seriozisht kete shprehje vullneti nga ana ime, per ta ndihmuar hetimin dhe nuk do te ngurroni te me rendisni edhe mua ne radhen e te hetuarve. S'kam asnje imunitet dhe mbi te gjitha, asnje dallim nga te tre deputetet ne fjale apo nga cilido tjeter qe, njesoj si ata, ka qene pjese e organizimit te demonstrates se 21 janarit", shprehet Rama. Kreu i selise roze shton se deputetet e selise roze do te votojne ne seance heqjen e imunitetit te tre kolegeve te tyre Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Duke kerkuar pranine e tij ne prokurori, kreu i selise roze jep dhe sugjerime sesi organi i akuzes duhet te vazhdoje hetimin ne lidhje me 21 janarin. "E pamundur te kuptohet nga ana jone, por me sa kam vene re, edhe nga ana e opinionit te shqetesuar publik, mbetja e hetimit ne nivelin politik te vetem tre deputetet opozitare. Megjithe gatishmerine e tyre te plote, ata s'mund ta permbushin dot assesi nevojen e nje hetimi shterues te te gjithe nivelit politik, qe as mund te ndahet nga hetimi dhe as mund te hetohet pjeserisht", shprehet kreu i selise roze. Ne letren e tij per kreun e organit te akuzes, Rama thekson se opozita eshte e gatshme t'i pergjigjet kerkeses se prokurorise edhe per heqjen e imunitetit te deputeteve te tjere. Por kreu i PS-se thekson se hetimi duhet te jete ne nivel te plote politik. "Duke Ju siguruar, edhe njehere, per mbeshtetjen pa asnje ekuivok, qe opozita shqiptare dhe une, si kryetari i saj, do t'i japim deri ne fund organit te akuzes, lejomeni zonja Prokurore e Pergjithshme, qe bashke me konsideraten time me te larte, t'ju shpreh publikisht edhe besimin se kerkesa logjike per te mos lene jashte hetimit te plote nivelin politik te vendit, do te cmohet nga prokuroria si nje domosdoshmeri e patjetersueshme ne rrugen e nxjerrjes ne drite te te gjithe te vertetes se 21 janarit tragjik", shkruan Rama. Kreu i selise roze thekson se hetimi per ngjarjen e 21 janarit do te jete nje gur themeli per drejtesine ne vend. "Shqiperia meriton te dije te verteten, te gjithe te verteten dhe asgje tjeter pervec te vertetes. Te njejten gje meritojne, padyshim, edhe miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise. Sepse, ne opinionin tim modest, e verteta e plote e 21 janarit nuk eshte thjesht e verteta e nje ngjarjeje tragjike, por nje gur themeli ne procesin e demokratizimit te vendit tone dhe te garantimit te barazise para ligjit, per vitet e ndoshta dekadat qe vijne", shprehet kreu i selise roze.