E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Beogradi do ndarjen e Mitrovicës

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Në një intervistë për "euractiv.de", Pack ka deklaruar se serbët po shqyrtojnë idenë e ndarjes së Mitrovicës.
Sipas saj, Serbia synim kryesor ka territorin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç theksojnë politikanët e Beogradit. Pack tha se objektet e trashëgimisë kulturore serbe gjenden përtej lumit Ibër dhe jo në veri të Kosovës.
Sipas deputetes evropiane, serbët duhet të mësohen që të sillen mirë me fqinjët e tyre dhe momentalisht, politikanët serbë, edhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç synojnë që në Kosovë të shkaktojnë vetëm probleme dhe tensione.
"Beogradi nuk dëshiron të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë. Serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër në dallim nga ata që patjetër duan trazir, duan thjesht të marrin fatin e tyre në duart e veta dhe të ndërtojnë të ardhmen e komunitetit dhe të fëmijëve të tyre. Një gjë e tillë për Beogradin është halë në sy", ka thënë ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›