Pack: Decentralizimi duhet të vazhdojë
Prishtinë -Kryesuesja e delegacionit parlamentar evropian Doris Pack deklaroi në Prishtinë se procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë, por sipas saj për këtë duhet edhe bashkëpunimi i Beogradit. “Duhet te theksoj se ka te arritura, por duhet edhe shumë pune për te bërë”, ka thënë Pack, duke shtuar se decentralizimi është i nevojshëm dhe qeveria ka filluar te punoj në ketë proces. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Hashim Thaçi, Pack tha se çështja e minoriteteve është shumë e rëndësishme, por për këtë nevojitet edhe ndihma e Beogradit.
“Dëshiroj gjithashtu të theksoj se çështja e minoriteteve është shume e rëndësishme, por vullneti i kësaj qeveria duhet të përkrahet edhe nga ana tjetër, dua te them nga Beogradi, për te ecur përpara. Pasi qe është fjala për qytetarët e Kosovës, pavarësisht a janë shqiptarë serbë, shkali ose romë”, theksoi znj. Doris Pack, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian.
Në një konferencë shtypi pas takimit kryeministri Thaçi deklaroi se me znj. Pack ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për vitin e parë të periudhës që kaluam si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
“E informova grupin parlamentar që Kosova është e zotuar që të ecë përpara. Vitin e kaluar ne pranuam Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian. Do të kemi studimin e fizibilitetit. Qeveria do të kryejë të gjitha obligimet që dalin nga autoriteti i saj dhe për Kosovën do të ketë lajme të mira nga Brukseli dhe hapje të perspektivës evropiane, pra Kosova do të jetë edhe pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, ka pohuar kryeministri Hashim Thaçi gjatë konferencës me Pack.