Itali, shumë vende ofrojnë ndihmë pas tërmetit
Romë - Shumë vende i ofrojnë ndihmën e menjëhershme Italisë pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të vendit. Agostino Miozzo, shef i mbrojtjes civile italiane, deklaron për agjencinë “Ansa” se disa vende kanë treguar gatishmërinë për ndihmë, por, sipas tij, tani për një gjë e tillë nuk është e nevojshme për Italinë.
Gjermani, Franca, Rusia, dhe disa vende të tjera të BE-së, tregohen të gatshme për t’i ofruar ndihmë shtetit italian.
Epiqendra e tërmetit të sotëm në Itali ishte pranë qytetit Akuilas. Të dhënat paraprake nga karabinieria italiane bëjnë fjalë për 27 persona të vdekur.