E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, mbi 20 të vdekur nga sulmet e sotme kamikaze

Bagdat - Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë plagosur sot në Bagdat nga shpërthimi i katër autobombave. Sulmi më i rëndë i ndodhur në kryeqytetin irakian, ishte ai në zonën lindore të quajtur Sadr City, ku humbën jetën mbi 10 persona dhe u plagosen me dhjetëra të tjerë.

Megjithëse dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm që nga viti 2003, shumë kamikazë ndërmarrin veprime të herëpashershme, cilat po vrasin me qindra e mijëra të pafajshëm. Më i godituri nga sulmet është kryeqyteti Bagdat, dhe provincat veriore, Diyala dhe Nineveh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›