Vujanoviç: E njohëm Kosovën, për shkak të BE-ë
Podgoricë -Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç ka deklaruar se Podgorica e ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi ishte bërë e qartë se Mal i Zi do të kishte dëme serioze në proceset e tij integruese. "Ka qenë e qartë se Mali i Zi nuk mund të ketë ecje të mirë integruese, të aplikojë për BE, as të ketë komunikim cilësor me NATO-n nëse nuk ndjek politikën e shumicës dërmuese të vendeve të cilat e njohën pavarësinë e Kosovës", është shprehur Vujanoviç për mediet serbe.
"Pra askush që është serioz në Mal të Zi dhe në Serbi nuk mund të thotë se aplikimi ynë për BE do të ishte fare i mundshëm po të mos kishim njohur Kosovën. Ishte e qartë se Mali i Zi do të ketë mohim apo madje bllokadë të rrugën evropiane apo euroatlantike nëse nuk e njohim Kosovën", ka theksuar Vujanoviç.