E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: EULEX s eshte per te pranuar pavaresine

Kryetarja e komisionit per Ballkanin ne Parlamentin Evropian, Doris Pack ka deklaruar se misioni EULEX nuk eshte ne Kosove per te pranuar ose jo pavaresine, por vetem per t’u ardhur ne ndihme qytetareve.

Sipas Pack, bashkesia nderkombetare shpreson qe Prishtina dhe Beogradi te jene konstruktive ne bisedimet qe po zhvillohen per vendosjen e ketij misioni ne te gjithe territorin e Kosoves.

“Vija e kuqe eshte se EULEX duhet te shperndahet ne te gjithe Kosoven dhe te permbushe objektivat qe i kemi vene. EULEX do te vendoset per te gjithe banoret dhe nuk mund te kete ndarje brenda vendit persa i perket vendosjes se ketij misioni”, ka pohuar Pack.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›