Sino: Kosova, rruge te gjate per te arritur ne BE

“Kosova ka perspektive te qarte evropiane, por rruga e integrimit te saj do te jete mjaft e gjate”.
Keshtu ka deklaruar Khaldoun Sino, shef i sektorit per integrimin ne zyren e Komisionit Evropian ne Prishtine.
Ai ka theksuar gjithashtu se 2009-a nuk do te jete viti i nenshkrimit te MSA-se dhe ka nenvizuar se Kosova ka shume probleme per zgjidhjen e te cilave institucioneve do t’iu duhet shume kohe.
“Sic thekson edhe raporti i KE, Kosova ka probleme ne fushen e sundimit te ligjit, ne vecanti ne funksionimin e gjyqesorit, qe eshte sektori me i rendesishem ne luften ndaj krimit te organizuar. Pra, mbetet shume per t’u bere dhe ne presim nga institucionet qe te dalin me propozime konkrete persa u perket verejtjeve te ketij raporti”, ka pohuar Sino.