Pack: Fqinjësia e mirë me Kosovën, parakusht për Beogradin
PRISHTINE- Eurodeputeja gjermane, Doris Pack ka thënë se Serbia duhet të gjejë mënyra që të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën - sepse sipas saj – ky është një nga parakushtet për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.
“Është e pamundur që Serbia të bëjë çfarëdo anëtarësimi në rast se vazhdon të ketë marrëdhënie të tendosura me fqinjët- ka thënë eurodeputetja Pack në një intervistë për median kosovare - “Serbia duhet të gjejë një mënyrë për të pasur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj Kosovën”.
Pack ka kritikuar ashpër ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic mbi krahasimin që ai kishte bërë për serbët e Kosovës të cilët do të shkojnë në votim më 15 nëntor , me disa kosovarë të kohës së Milloshevicit.
“Ishte për të ardhur turp që ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë - gjatë fjalimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, këtë javë - krahasoi këta serbë në Kosovë zyrtarisht me disa shqiptarë që kanë punuar në Qeverinë e Miloshevicit gjatë viteve të 90-ta. Pra le të themi se individë të tillë ekzistojnë, por ata s’duhet llogaritur”, ka thënë ajo.
Pack është shprehur optimiste se edhe Kosova do të përshihet në dialogun për vizat. “Kosova nuk duhet lënë vetëm dhe BE-ja duhet ta ndihmojë që t’i përmbushë kushtet sa më shpejtë që është e mundur. Komisionieri dje gjatë një diskutimi premtoi se do të angazhohet në këtë drejtim dhe ne do të kujdesemi se do të ndodhë”.- ka deklaruar Pack.
Pack ka folur edhe për çështjen e kufirit, Kosovë-Mal i Zi. Sipas saj marrëdhëniet e mira që kanë këto dy vende nuk do të lejojnë që kjo çështje të shndërrohet në problem.
(s.g/Telegraf/BalkanWeb)