E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Rregullues, Rama: KRRTRSH po vonon miratimin.

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ripërsërit apelin për miratimin e Planit Rregullues të Tiranës nga KRRTRSH.

I pranishëm në një takim me komunitetin e ndërtuesve që u zhvillua sot paradite Rama tha se vonesa për miratimin e planit është e pakuptueshme dhe me pasoja “KRRKTSH duhet të mos e zvarrisë miratimin e planit. Procesi i zhvillimit urban kërkon shpejtësi. Miratimi i planit është më i rëndësishëm se kurrë sepse sot Shqipëria është në një krizë ekonomike dhe cdo qeveri duhet të bashkohet me kompanitë e ndërtimit për të përballuar krizën. "- tha Rama

Rama preku dhe cështjen e konfliktit Bashki- qeveri mbi tokën në qendër të Tiranës. Rama tha se është e patolerueshme shfa qja që po jep qeveria.

“Qeveria u shfaq si grabitëse e pronës private dhe zbatuese e një territori nën juridiksionin e pushtetit vendor me një alibi e cila ndryshoi tre herë në 3 ditë, për të dalë në formën e tjetërsimit të pronës për interesa të Berishës”

Bashkia nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shoqatën e ndertuesve.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›