E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia konfirmon viktimën e katërt me virusin AH1N1

ZAGREB-Në Kroaci është verifikuar viktima e katërt e gripit të derrave. Deri më tani nga gripi i derrave në Kroaci kanë vdekur një 61-vjeçar, një vajzë 3 – vjeçare që vuante nga leucemia dhe një 62 – vjeçar i sëmurë nga diabeti.

Në Kroaci janë regjistruar 2523 raste të gripit H1N1, ndërsa janë shpërndarë 100 mijë doza antivirale.

Përparësi me rastin e vaksinimit do të kenë të sëmurët kronikë, lehonat dhe punëtorët e shëndetësisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›