E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Tani miratoni ligjin për Gjykatën e Lartë

Ajo i bën thirrje politikanëve që të vazhdojnë dialogun për të përmbyllur reformat e tjera në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

“Shqipëria tashmë ka bërë shumë përpjekje. Fatkeqësisht është humbur shumë kohë, 2 vjet apo së paku një vit e gjysmë. Të fitosh kohën e humbur është e vështirë. Por mund të them që janë bërë shumë përpjekje. Madje, sapo mora vesh lajmin për aprovimin e ligjit për kufizimin e imuniteteve. Shumë i mirëpritur! Por mendoj, se njëkohësisht duhet të aprovohen dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe përmbyllja e reformës parlamentare. Nëse këto bëhen, ne duhet ti japim Shqipërisë statusin e kandidatit, sepse populli e meriton. Jo të gjithë politikanët e meritojnë, por vendi ka kapacitetin të ecë përpara.

Nëse Shqipërisë i jepet një sinjal i tillë si statusi i kandidatit, kjo do të ndihmojë politikanët që të bëhen më miqësorë midis tyre. Qëndrimi i disa politikanëve nuk është shumë demokratik, nuk është i vlefshëm. Shpresoj, që të gjithë politikanët shqiptarë ta kuptojnë mesazhin tonë: Ne e duam Shqipërinë, ne i duam shqiptarët. Dhe shpresojmë që edhe politikanët shqiptarë ti duan shqiptarët. Nëse ata i duan shqiptarët, politikanët duhet të gjejnë një kompromis për të përmbushur kriteret që mbeten. Dhe pastaj të ecim përpara”, ka deklaruar eurodeputetja Pack, për ABC News.

Ajo mori pjesë në darkën e shkruar për nderi të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Bruksel në një tur takimesh. /Start/

                                                                                             2012-09-19 15:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›