Berisha: Mundësi reale për gazsjellësin TAP
Gjatë bisedës, Asadov i shprehu Kryeministrit vlerësimet për reformat e ndërmarra në Shqipëri gjatë viteve të fundit, të kurorëzuara me anëtarësimin e vendit në NATO dhe ecjen përpara në procesin e integrimit evropian.
Kryeministri Berisha dhe zoti Asadov ndanë të njëjtin mendim se mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve është të inkurajohet bashkëpunimi ekonomik dhe nxitja e investimeve. Në këtë kuadër, bashkëpunimi në fushën e energjisë u vlerësua si një nga fushat me potencial të madh bashkëpunimi në të ardhmen.
Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Berisha u ndal në projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), duke e cilësuar atë, një projekt vizionar, varianti më ekonomik dhe me trajektoren më të shkurtër, me një leverdi të madhe për Azerbajxhanin, vendet rajonit e tonë dhe Evropën Perëndimore.
Duke nënvizuar se TAP ka mundësi reale që të përzgjidhet nga konsorciumi i Shah Deniz, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë çdo detyrim të saj, në këtë drejtim. Kryeministri Berisha pohoi gjithashtu, se Shqipëria mbetet e hapur që, në kuadër të ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme të gazifikimit në vendit, të mirëpresë investitorët azerë, që kanë një ekspertizë të madhe në të këtë drejtim. /Start/
2012-09-18 16:33