Pacolli: AAK-ja spekulime për bisedimet sekrete
President i AKR-së, Behxhet Pacolli u shpreh për mediat vendase se të gjitha deklaratat e AAK-së janë spekulime.
“Unë jam i bindur se janë spekulime, nuk ka të vërteta asgjë, për arsye se nuk ka qenë as atmosfera, nuk ka pasur as kohë që të përgatiten ato (bisedimet). Unë besoj që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçi, nuk ka kurrfarë arsye që të bëjë bisedime të fshehta”, ka theksuar Pacolli.
“Kryeministri e di mirë që bisedimet e fshehta janë shumë të rrezikshme për vetë Kosovën dhe përveç që nuk ka asnjë arsye, jam shumë i bindur që nuk e ka bërë këtë. Ne e dimë tani dhe kudo është e qartë se Kosova e ka një privilegj në bisedimet e ardhshme me Serbinë: ajo nuk është më protektorat, ose ndonjë grup i interesit të njerëzve të Kosovës, por është një shtet i pavarur dhe vetë pala serbe e di që nuk ka kthim prapa”, ka theksuar Pacolli.