Meta: S'kam dërguar asnjë letërkundër Withers
TIRANE- Zëvendëskryeminisri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta mohon të ketë dërguar një letër drejtuar Washingtonit për tu ankuar për qëndrimet e mbajtura nga ambasadori amerikan në largim John Withers.
Në një konferencë për shtyp, në përfundim të vizitës së tij diplomatike në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban, Zoti Ilir Meta e quajti spekulim lajmin e publikuar në mediat. “Më vjen shumë keq që kjo thatësirë që vjen nga koha ka sjellë dhe thatësirën për lajme. Puna ime më bën që të shkëmbej letra me Washingtonin por
nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë për ndonjë ambasador “- sqaroi Meta, ndërsa shtoi se "marrëdhëniet me Washingtonin janë të shkëlqyera"
ZGJEDHJET
Kryetar i LSI-së zoti Meta tha se është ende herët për negociata mes PD dhe LSI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, megjithatë gjithcka do të vendoset në forumet përkatëse.
“Nuk ka asnjë negociatë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ka shumë gjëra të tjera përpara. Megjithatë githcka do të vendoset nga forumet përkatëse. Meta justifikoi lajmet në shtyp si shkak i mungesës së lajmeve gjatë sezonit të pushimeve verore.
VIZAT
Pyetjes së gazetarëve në lidhje me liberalizimin e vizave Meta u shpreh optimist se shumë shpejt shqiptarët do të udhëtojnë me pasaporta biometrike pa viza në hapsirën Shengen pasi “Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret”
VIZITA
Ministri i Jashtëm i cilësoi si të suksesshme vizitën në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban. Në takimet me homologët dhe drejtuesit e lartë të këtyre shteteve Meta tha se kishte prekur cështjen e Kosovës, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e arsimit dhe të ekonomisë.
(s.g/balkanWeb)