Qeveria e Maqedonisë do të bie në shtator?
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave kjo ide është propozuar nga partia VMRO-DPMNE në pushtet e kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
“Me këtë koncept prezantohen para diplomatëve perëndimor funksionarët e lartë të partisë në pushtet. Me këtë plan kohë më parë nëpërmjet këshilltarëve është njohur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel”, bën të ditur televizioni Alfa.
Sipas burimeve diplomatike, Qeveria është e shqetësuar seriozisht për shkak të bllokimit të procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit, bllokimin e proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike, keqësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe trendët negative në planin ekonomik.
“Eskalimi i krizës mund të pasojë pas mosmarrjes së ftesës për anëtarësim në NATO gjatë muajit nëntor. Andaj, qeveria e ekspertëve është një zgjidhje, e cila do të ketë një mandate deri në muajin nëntor dhe më pas do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, njoftojnë burimet diplomatike, sipas Ina.
Qeveria teknike e udhëhequr nga një anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonas (ASHAM) do të jetë e obliguar që për një periudhë të shkurtër të zgjidh kontestin historik të emrit me palën greke.
Siç bëhet e ditur, kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kërkuar mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për formimin e një qeverie të tillë të ekspertëve.