Avokati: Nuk ka pengesa për lirimin e Haradinajt
“Nuk ka kurrfarë arsye ligjore që të mos i mundësohet lirimi me kusht deri në fillimin e gjykimit, sepse ai u është përmbajtur të gjitha kërkesave të Tribunalit, është vetëdorëzuar në gjykim e kaluar dhe nuk ka kurrfarë arsye që ketë herë të veprohet ndryshe”, ka thënë Gashi, njëkohësisht këshilltar ligjor i kryeministrit Hashim Thaçi.
Avokati i është shprehur optimist edhe se lirimi me kusht i Haradinajt do të ndodhë, duke u bazuar edhe në gjykimin e kaluar kur ishte liruar edhe pse kishte 37 akuza, ndërsa kësaj radhe Haradinaj ka vetëm gjashtë të tilla.Sipas avokatit mbrojtës, kërkesa për lirimin e Haradinajt është bërë pranë Tribunalit të Hagës.
“Tribunali i Hagës në bazë të rregullave të tyre vepron në ketë mënyrë: secili që gjykohet atje duhet të qëndrojë në paraburgim. Do të thotë, lirimi i Ramushit kërkohet prej nesh, avokatëve të tij, që ai të jetë në liri deri në fillimin e gjykimit, në momentin që fillon gjykimi rregullat e përcaktojnë ashtu që ai vullnetarisht të shkojë në Tribunal të Hagës ku është qendra e paraburgimit dhe fillon gjykimi”, njoftojnë mediat kosovare.