Kryeministri Vizioni i qeverise per drejtesi transparente

Kryeministri Thaci ka pritur nje delegacion te Keshillit te Larte te Drejtesise te Republikes se Shqiperise te kryesuar nga z. Kreshnik Spahiu zevendeskryetar
Prishtine 2 Mars 2011 NOA 8211 Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka pritur sot nje delegacion te Keshillit te Larte te Drejtesise te Republikes se Shqiperise te kryesuar nga z. Kreshnik Spahiu zevendeskryetar.
Ne takim eshte diskutuar per situaten aktuale politike ne Republiken e Kosoves dhe ne rajon me fokus te vecante per vizionin e Qeverise se Republikes se Kosoves per fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit dhe funksionimin efektiv dhe transparent te sistemit te drejtesise ne vend.
Ne takimin me perfaqesuesit e Keshillit te Larte te Drejtesise te Republikes se Shqiperise kryeministri Hashim Thaci u shpreh per forcimin e bashkepunimit mes institucioneve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise ne fushen e drejtesise duke theksuar se bashkepunimi rajonal eshte i nje rendesie te vecante per fuqizimin e sundimit te rendit ne tere rajonin.
Nga ana e tij udheheqesi i delegacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise te Republikes se Shqiperise zevendeskryetari Kreshnik Spahiu falenderoi kryeministrin e Republikes se Kosoves Hashim Thaci per pritjen e perzemert dhe i uroi z.Thaci rizgjedhjen ne postin e kryeministrit dhe formimin e institucioneve te reja te Kosoves.
Z.Spahiu ne takimin me kryeministrin Thaci theksoi rendesine e bashkepunimit mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Shqiperise ne lemin e drejtesise posacerisht ne shkembin e pervojave te te dyjave vendeve ne kete drejtim.
Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise te Republikes se Shqiperise u shpreh i inkurajuar nga fokusimi i vizionit te Qeverise se Republikes se Kosoves per fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves. Kjo tha ai eshte jashtezakonisht e rendesishme per funksionimin demokratik te shtetit dhe shoqerise se Kosoves.
a.b/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme