E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kërkon rezolutë për Kosovën

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 21:00

Rusia sërish është riaktivizuar për çështjen e Kosovës, në prag të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Moska zyrtare vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një komunikatë të Ministrisë Jashtme të Rusisë, thuhet se këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov, gjatë takimit me shefin e UNMIK’ut, Lamberto Zannier në Moskë, njoftoi RIA Novosti.

Nga pala ruse është konfirmuar edhe një herë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt.

“Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për çarmatim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›