E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX padi penalepër krime lufte për 2ish-komandantë UCK

PRISHTINE- Prokurorët europianë (EULEX) ngrejnë akuzat për krime lufte ndaj dy prej ish krerëve të UCK-së Sabit Geci dhe Riza Alisë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, që thotë se ka parë aktakuzën në versionin shqip, raporton se dy ish- komandantët Geci e Alia akuzohen për “krime lufte kundër popullatës civile të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri”

Në aktakuzën, e cila është formuluar për EULEX nga prokurori amerikan Robert Dean, thuhet se “Kampet në Kukës dhe Cahan të krijuara nga UÇK-ja shërbenin për logjistikë e trajnime,”, Sidoqoftë dy të akuzuarit i përdornin këto dy kampe për të mbajtur civilë dhe personat që nuk merrnin pjesë në luftë”, vazhdon aktakuza.

AFP raporton se ende nuk është e qartë se kur do të nisë gjykimi i dy ish komandantëve.

Sabit Geci u arrestua në maj, kurse Riza Alija në qershor, të vitit të kaluar.Aktakuza vjen në një kohë kur Kosova po përballet me raportin akuzues të Dick Martit, ku krerët e UCK-së dhe Kryeministri Hashim Thaci akuzohen për trafik organesh.

Eurodeputeti zviceran e përmend në dokumentin e tij Gecin si të dyshuar për vrasjen e një civili në Kukës, që fillimisht u rrah e më pas u qëllua për vdekje.

Sipas aktakuzës së prokurorit amerikan, Robert Dean, Sabit Geci e Riza Alia akuzohen se “ishin përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në keqtrajtimin e personave që mbaheshin në këto kampe” , nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri në qershor 1999.

Dy të akuzuarit burgosnin kosovarët të cilët largoheshin nga konflikti dhe dyshoheshin se bashkëpunonin me rregjimin serb, ose “kishin pikëpamje të ndryshme politike me ato të UÇK-së.”

“Civilët rriheshin rregullisht me shkopinj gome dhe shkopinj, keqtrajtuar dhe abuzuar verbalisht” – thuhet në aktakuzë.

Ata janë mbajtur në vende të të pista dhe në kushte të jo të mira për shëndetin…. Atyre i është mohuar ushqimi, uji dhe trajtimi mjekësor”- vazhdon aktakuza.

Aktakuza përshkruan një incident në Kukës, kur dy nga të burgosurit ishin të urdhëruar për të veshur xhupa antiplumb dhe më pas ishin qëlluar nga një skuadër pushkatimi" si një mënyrë për tu torturuar.

Prokurorët e EULEX thonë se kanë siguruar dëshmi nga 20 prej këtyre të paraburgosurve të cilët kanë pësuar trauma fizike dhe psikologjike “për shkak të kushteve në të cilat janë mbajtur të burgosur dhe si rezultat i torturave” . Identiteti i dëshmitarëve është mbajtur sekret, dhe emrat e tyre janë të koduar në një shtojcë të vecantë konfidenciale të aktpadisë.
Sa i përket trafikut të organeve, EULEX ka thënë dje se brenda dy javësh do të vendoset nëse do të ndiqen penalisht 7 shtetasit e akuzuar. Akuzat lidhen me klinikën Medicus në Prishtinë, e cila u mbyll në 2008.
(Suela Gera/Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: EULEX padi penale për krime lufte për 2 ish-komandantë UCK

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›