Kosova rivotonhapen qendrat evotimit në 5 komuna
PRISHTINE- Sot në Kosovë rivotohet në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në nga një vendvotim në Lipjan e Malishevë e Mitrovice. Janë 138 mijë votuar që pritet t'i drejtohen qendrave të votimit ne komunat ku u anuluan votimet e 12 dhjetorit.
KQZ-ja ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i votuesve në komunat ku do të përsëriten zgjedhjet, është 133, 221 votues. Janë 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime. Qendrat e votimit janë hapur në oren 7.00 te mengjesit dhe do të mbyllen 12 orë më vonë.
Media kosovare raporton sot ne mengjes se rivotimi në pesë komunat është duke rrjedhë normalisht dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe nuk janë shënuar parregullsi.
Edhe vëzhgues ndërkombëtar janë duke e vëzhguar ripërsëritjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që ishin anuluar nga votimi më 12 dhjetor.
100 ekipe të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian do të përcjellin çdo fazë të zgjedhjeve në ditën e votimit, ashtu siç bënë më 12 dhjetor. Këtë herë ekipet do të jenë statike, që do të thotë se ato do të qëndrojnë në një qendër votimi gjatë gjithë ditës. Një ekip do të mbulojë nga një deri në tri vendvotime. Ekipet e vëzhgimit përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO/EUSR-së, anëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin e rivotimit me mbi 500 vëzhgues.
(s.g/BalkanWeb)