Raporti i Dick Martyqindra shqiptarëprotestojnë në Mitrovicë
MITROVICE - Qindra shqiptarë në Mitrovicë kanë protestuar sot paqësisht kundër raportit të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty i cili hedh akuza të forta ndaj Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj.
Në protestë ishin të pranishëm edhe dhjetëra veteranë të UCK-së të cilët ju bashkuan protestës paqësore të zhvilluar në qendër të Mitrovicës.
Policia e Kosovës, agjentët e misionit europian EULEX dhe forcat e KFOR-it mbikqyrën protestën dhe morën të gjitha masat për parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm.
Kontrollet u përqëndruan kryesisht në urën mbi lumin Iber që ndan Mitrovicën në pjesën e banuar nga shqiptarët dhe serbët e Kosovës. Mësohet se nuk ka pasur asnjë incident që prej fillimit të manifestimit.
Në raportin e publikuar nga Dick Marty hidhen akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci si një ndër përgjegjësit kryesore të trafikut të organeve të të burgosurve serbë nga UCK-ja në vitet e luftës në Kosovë.
Thaci ka qenë në atë kohë, udhëheqës politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
(e.n/B92/BalkanWeb)