Veteranët e UÇK-së reagojnë për të dënuarit e Sopotit
Shkup -Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit e cila dje dënoi me 104 vjet burg shtatë banorë të fshatit Sopot. “Dënohen shtat banorët e këtij fshati me akt akuzën pjesëmarrës të vendosjes së një mine në vitin 2003, ku fatkeqësisht ndërruan jetë dy ushtarë të NATO-s me origjinë Polake. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta ndaj tyre. Megjithatë kur ata që përfaqësojnë ushtarët dënojnë ato, na shtyn të dyshojmë se çfarë përfaqësojnë ata?, thuhet në reagimin e SHVIL- KALAJA.
Sipas kësaj organizate familjarët e të burgosurve disa herë kanë marrë premtime boshe nga parti të caktuara politike se do të lirohen të afërmit e tyre.
“Jemi këtu për të ngritur zërin dhe për ti dalë në krah këtij fshati të mjerë, që vetëm sa ka sjellë vendimin për dalje në protesta dhe grevë urie, ata ndjehen te revoltuar pasi premtimet qe ju bën banorëve të këtij fshati nuk u realizuan. mirëpo në mënyrë të kundërt ata vepruan ndryshe me dënim prej 150 vjet burg, jo siç u fliteshte përpara fytyre. U bëjmë me dije liderëve shqiptar që mos i ndjekin hapat e Rahman Morinës por tu kthehen familjeve të tyre se mjaft kanë harxhuar energji politike dhe janë lodhur shumë. Nëse ju e ndjeni veten Shqiptar, mos ju bashkëngjiteni akteve dhe ideve, Anti Shqiptare që na drejton rrugës së mjerimit, dhe që na çon të përkulemi përpara tyre, sikur të jen zoti ynë”, thuhet më tej në reagimin e kësaj shoqate.
Nga kjo shoqatë theksojnë se do të angazhohen për ti ndihmuar familjarët e të burgosurve dhe do të mbështesin çdo aktivitet të tyre.
“Nuk lejojmë edhe më tej të luajnë me fatin e Shqiptarëve, ata të cilët nuk e njohin vetveten e as kombin e vet. Me siguri që ne si Shqiptar nuk do të lejojmë që mbi gjakun e të rënëve për liri, të hedhet një pik uji dhe të shuhet etja. Nëse ju si parti përfaqësuese nuk keni ndikim në padrejtësitë që ju bëhen Shqiptarëve mbi ofendimet, shkeljen e nderit, atëherë largohuni nga kjo pjesë e qeveris, nëse ende keni edhe një pikë gjaku Shqiptari që qarkullon në venet tuaja”, thuhet në fund të reagimit. (INA)