Pacolli: Kur Dell tha emrin e Jahjagas, Thaçi dhe Mustafa hapën sytë
Prishtinë, 9 prill, NOA Kur ambasadori amerikan Christopher Dell kishte nxjerrë nga zarfi emrin e Atifete Jahjagës për ta propozuar për presidente, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin mbetur të habitur.
Një deklaratë të tillë e ka bërë vetë ish-presidenti Bexhet Pacolli, teksa ka rrëfyer në një intervistë sesi u arrit marrëveshja për të gjetur zëvendësuesen e tij police.
Ambasadori Dell e nxori emrin e Atifete Jahjagës nga një zarf, tregon Pacolli.
Unë kam thënë Tërhiqem dhe në momentin kur kam thënë këtë më ka pyetur ambasadori Dell A je i sigurt, e atëherë është nxjerrë zarfi, ka qenë i mbyllur në tavolinë dhe ka thënë kjo duhet të pranohet për arsye se ju do ta humbni një mik të madh dhe axhendën amerikane për Kosovën, ka treguar Pacolli momentin e prezantimit të emrit të presidentes së re.
Duke treguar më pas sesi Dell ka qenë mjaft i nervozuar dhe i ashpër, me çudinë që treguan për emrin e Jahjagës Isa Mustafa e Hashim Thaçi duke u thënë: Mos e përbuzni këtë.
n.e/NOA