E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga presidenteKrasniqi dorëzonkompetencat

PRISHTINE- Shtatë ditë pasi situata politike e kishte risjellë në pozitën e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, prof.dr. Jakup Krasniqi i ka dorëzuar kompetencat presidentes së porsazgjedhur Atifete Jahjagës. Ceremonia e pranim-dorëzimit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, u bë dje menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit, mbrëmë rreth orës 20:00.

Jahjaga u zgjodh me 80 vota, nga 101 deputetë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ose me dy të tretat e parapara me Kushtetutë dhe që në rundin e parë. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë.
(s.g/Kh/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›