KE mirepretpresidenten Jahjagashenjë pozitive
BRUKSEL- KE mirëpret zgjedhjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe pret që të punojë me presidenten e sapo zgjedhur dhe qeverinë e Kosovës për axhendën europiane, gjithashtu të intensifikojë bashkëpunimin kryesisht sa i përket dialogut që ka nisur mes Prishtinës dhe Beogradit.
Deklaratën e ka bërë zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton, Maja Koçijançiç gjatë konferencës për shtyp sot në mesditë.
“Eshtë një shenjë pozitive që u arrit të gjendej një zgjidhje përsa i përket zgjedhjes së presidentit. Ju e dini ne i kemi kërkuar të gjitha palëve që të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive dhe të gjenin një zgjidhje brenda kuadrit kushtetuese. Tani presim me shume progres nga autoritetet ne Prishtine",- ka thënë Maja Koçijançiç.
(s.g/balkanWeb)