Pacolli: Njohja nga Mali do të rikonfirmohet

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pas qëndrimit në Bamako të Malit, ka marrë premtimin se njohja nga Mali do të rikonfirmohet pas zgjidhjes së disa çështjeve të brendshme në këtë shtet.
“Njohja nga Mali do të rikonfirmohet pas zgjidhjes së disa problemeve të brendshme në këtë shtet. Absolutisht jam angazhuar me të gjitha kapacitetet që të zgjidh situatën në raport me njohjen nga Mali, dhe autoritetet në këtë shtet më premtuan se ajo do të rikonfirmohet pasi tw zgjidhen disa çështje të brendshme. Tani për tani vetëm kaq mund t`iu them”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.