E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusari-Lila: AKR-ja nuk do të shkaktoj krizë institucionale

Zëvendëskryeministrja kosovare Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se AKR-ja në asnjë moment dhe ne asnjë çast nuk do ta çoj vendin në pozitë të vështirë dhe nuk do të shkaktoj krizë institucionale.
 

“Ne kemi qenë ata që i kemi gjykuar partitë e tjera politike kur kanë krijuar situata të krizës. Institucionale”, ka thënë Kusari për mediat kosovare.
 

Sipas saj tani është çasti që të ketë mbështetje institucionale kur bëhet fjala për dialogun me Beogradin.
 

“Dialog me Serbinë duhet të ketë. Një, integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Dy, pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm. Dhe, tre, institucionet kosovare janë sovrane për vendim-marrje në këtë vend. Këtë e dinë edhe pushtetarët në Serbi, por nuk mund ta pranojmë publikisht”, ka shtuar Kusari-Lila.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›