E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Nuk jap dorëheqje, largohem nga zyra e presidentit

Behxhet Pacolli, ka paralajmëruar se do ta lëshoj zyrën e Presidentit të Kosovës, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtuese nuk ka nevojë për dorëheqjen.
 

Në një intervistë dhënë “Radio Dukagjinit”, pak minuta pas marrjes së vendimit të plotë të Gjykatës, Pacolli ka thënë se do ta respektoj plotësisht këtë vendim, ndërsa po ashtu tha se nuk është i sigurt nëse do të rikandidohet sërish për postin e presidentit.
 

“Nuk ka nevojë për dorëheqje, unë praktikisht largohem nga zyra e presidentit, dhe procesi do të rifilloj drejtë pikës zero. Nuk është e sigurt nëse unë do të rikandidohem për post të presidentit, kjo çështje i takon koalicionit, nëse koalicioni vendos kështu unë do të marr në konsideratë këtë vendim” ka thënë Pacolli.
 

Megjithatë sipas tij një vendim përfundimtar nëse rikandidohet apo jo do ta marr gjatë 24 orëve të ardhshme. Pacolli më tej tha se nuk ndihet aspak fajtor për këtë situatë, pasi ai vlerësoi se personalisht nuk e ka shkelur kushtetutën.
 

“Unë nuk e kam shkelur kushtetutën, jam viktimë e saj dhe unë respektojë çdo vendim të Gjykatës”, ka thënë Pacolli. Ai tha se do të insistoj qe AKR të vazhdoj koalicionin me PDK-në, dhe të jetë konstruktive në çështjet madhore për vendin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›