Bashkesia nderkombetare mbeshteti opoziten libiane ne konferencen e zhvilluar ne Londer

Qeveria gjermane eshte e gatshme per ndihma humanitare tha ministri gjerman i Jashtem Guido Westerwelle diten e marte 29.3 ne fillim te konferences per Libine qe u mbajt ne kryeqytetin britanik. Fakti qe Gjermania nuk merr pjese ushtarakisht ne misionin aktual te NATO-s nuk do te thote se Berlini kerkon te qendroje neutral ne kete konflikt. Ne kerkojme zgjidhje politike tha Westerwelle.
Opozita libiane eshte sipas Westerwelles shume e interesuar ne angazhimin e Gjermanise ne rindertimin e vendit pas ndehyrjes ushtarake nderkombetare. Direkt para zhvillimi te takimit te Londres ministri i Jashtem u takua me kryetarin e Keshillit kalimtar libian Mahmud Xhibril. Xhibril ndodhet ne Londer por nuk merr pjese ne konference. Pervec Westerwelles ai u takua edhe me ministrate jashtem te Britanise se Madhe dhe SHBA William Hague dhe Hillary Clinton.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lancaster ndertesa ku mbahet konferenca
Gaddafi mund te shkoje ne ekzil
Ne konferencen e Londres u mblodhen politikane nga 40 vende. Mes pjesemarresve bejne pjese edhe kryeministri britanik David Cameron dhe sekretaret e pergjithshem te OKB-se dhe NATO-s Ban Ki Moon dhe Anders Fogh Rasmussen.
Sipas te dhenave te ministrit te Jashtem italian Franco Frattini shume vende duan te prezantojne nje plan per zgjidhjen e shpejte te konfliktit. Nder te tjera ne kete plan propozohet armepushimi kalimi i pushtetmbajtesit Muammar al-Gaddafi ne exil dhe bisedime midis udheheqesve te fiseve dhe politikanee opozitare per te ardhmen e vendit.
SHBA dhe Britania e Madhe sinjalizojne gatishmerine e tyre per te pranuar qe para fillimit te bisedimeve nje plan i cili parashikon qe Gaddafi te largohet shpejt nga Libia dhe ti shpetoje keshtu nje tribunali per krime lufte. Ai vende qe mund ta pranojne mendohen disa vende afrikane. Ministri i Jashtem britanik deklaroi megjithate se eshte ne duar e Gaddafit dhe popullit libian te vendosin per te ardhmen e pushtetmbajtesit. Ne nuk kemi kontrollin mbi gjera te tilla tha ai per BBC.
Keshilli kalimtar kerkon reforma demokratike
Keshilli kalimtar i kundershtareve te qeverise ne Libi publikoi per here te pare nje program politik per kohen pas largimit te Gaddafit. Nen titull Nje vizion per Libine demokratike ne kete dokument thuhet Nga luftrat e te kaluares ne kemi mesuar ne ditet e erreta te diktatures se nuk ka asnje alternative tjeter pervec shoqerise demokratike dhe te lire dhe respektimit te te drejtave nderkombetare humanitare dhe te Deklarates se KB per te drejtat e njeriut. Kjo mund te arrihet vetem nepermjet dialogut bashkepunimit kombetar dhe pjesemarrjes aktive te te gjithe qytetareve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rebele libiane
Keshilli kalimtar eshte nje lloj parlamenti provizor per Libine e re. Ai thote ne nje deklarate se eshte per nxjerrjen e nje kushtetute demokratike zgjedhje te lira dhe ndertimin e shtetit juridik
Lufta per Sirten vendimtare
Ne Libi trupat e Gaddafit kane ndaluar aktualisht marrshimin e kryengritesve. Ushtaret pushtuan diten e marte qendren e vogel Naufalija pasi kishin perdorur artilerine e rende dhe gjuajtjen me raketa. Keshtu u ndalua perparimi i rebeleve nga qyteti bregdetar Sirte qe ndodhet 120 km ne perendim. Sirte eshte qytet me rendesi strategjike dhe simbolike. Qyteti eshte vendlindja e Gaddafit.
Pa ndihmen nga ajri kryengritesit nuk jane ne gjendje te mbajne pozicionet e tyre ose te perparojne. Sipas mendimit te vezhguesve beteja per Sirten do te tregoje nese rebelet jane ne gjendje te perparojne ne drejtim te Tripolit ku eshte perqendruar pushteti i Gaddafit.
Luftime te ashpra njoftohen edhe nga enklava e rebeleve Misrata qe ndodhet ne perendim te vendit ku sundojne trupat e Gaddafit. Trupat qeveritare jane duke u perpjekur prej ditesh qe te marrin supermacine ne qytetin e trete te vendit. Ushtria amerikane sipas te dhenave te veta ka nxjerre jashte perdorimit tre anije libiane duke u qelluar nga porti.
Autor Thomas Grimmer/ Aida Cama
Redaktoi Bahri Cani