Pacolli Respekt luftes se UCK-se
Zëvendëskryeministri i vendit, Behxhet Pacolli tha se Kosova e respekton
luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por i respekton edhe miqtë
ndërkombëtarë, e po ashtu edhe Kushtetutën dhe ligjet.
Sipas RTK-së, i pyetur nëse duhet t’i hiqet imuniteti ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë deputetë të Kuvendit, Pacolli nuk pranoi të komentojë, duke thënë se kjo nuk është kompetencë e tij.
Këto komente Pacolli i bëri pas takimit me ish presidentin kroat Stjepan Mesic.