LSDM-ja formon "Qeveri në hije"
Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, LSDM-ja ka filluar të përpunojnë idetë për ndryshimin dhe përmirësimin e organizimit të strukturave të partisë, pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit.
Udhëheqësia e LSDM-së është duke përgatitur qeveri në hije, por përmbajtja e saj do të publikohet pas 100 ditëve të qeverisë të re, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Nikola Gruevski.
Vendimi për formimin e qeverisë në hije është marrë në kongresin e fundit të partisë në Manastir, kur edhe janë pajtuar që të punohet për zgjerimin e frontit opozitar, me parti të cilat nuk kanë fituar mandate të deputetëve.
Socialistët kanë vendosur kështu të mos i lënë “të marrin frymë” pushtetarët e rinj, duke i vëzhguar ata në çdo moment, nëpërmjet strukturave të tyre partiake.
“Qeveria në hije do të jetë hapi i ardhshëm me të cilën do të duam të tregojmë se jo vetëm që kemi ekip të ri të LSDM-së , në nivel qendror dhe lokal, jo vetëm që kemi program të ri, do të ofrojmë zgjidhje konkrete në resorë të caktuar me çka qytetarëve do tu ofrojmë opsion konkret të dukshëm, për cilin do të mund të përcaktohen në zgjedhjet e ardhshme. Përbërja e qeverisë në hije do të promovohet shumë shpejt do të informoheni me kohë,” ka deklaruar një zyrtarë i lartë i LSDM –së.