Vrasja e Haririt Libi gati gjyqi per 4 atentatoret

Provat janë mëse të mjaftueshme për të nisur gjykimin e katër anëtaërve të grupit Hizbollah, të akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Al Hariri. Kështu ka vendosur gjykata libaneze e mbështetur nga Kombet e bashkuara, e cila kishte nisur procesin për vrasjen e bujshme, ndërsa Gjykata Speciale për Libanin në Hagë, kishte lëshuar gjatë qershorit katër fletarrestet, po pa detajuar akuzat e plota për katër perosnat në fjalë.
Këta të fundit janë identifikuar nga zyrtarë të lartë libanezë si anëtarë të grupit shiit, Hezbollah. Grupi, pavarësisht kësaj, ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol në shpërthimet e ndodhura në Bejrut, në shkurt 2005 nga të cilat gjetën vdekjen Hariri dhe 21 të tjerë.
Vendimi i gjykatës ka shkaktuar zemëratë mes banorëve. Njerëzit në Bejrut duket se fajësojnë qeverinë e cila sipas tyre, po përpiqet të rindezë trazirat në vend. Mjaft banorë janë të sigurtë se qeveria me këtë vendim, kërkon të vërë nën akzuë Hezbollahun dhe të krijojë sërish ndarje sektariane në vendin e përcarë nga luftërat e brendshme.
Gjykata nuk ka identifikuar të dyshuarit, por më herët, zyrtarë të lartë nxorën emrin e Mustafa Badreddine, drejtues i lartë i lëvizjes dhe kunat i komandandtit të Hezbollahëve, si dhe të tre anëtarëe të tjerë. Gjithsesi, Libani nuk ka qenë në gjendje t’i arrestojë ata, kështu që gjykimi i tyre do të nisë në mungesë. Vrasja e ish-kryeministrit Hariri e zhyti Libanin në një seri krizash politike, vrasjesh e shpërthimesh me bomba, që cuan madje edhe në përplasje sektariane në 2008 e deri në prag të luftës civile.
Juli Prifti